Shkolla profesionale “Qendra e Kompetencës” në Skenderaj, këtë vit po arrinë suksese të vazhdueshme, përveç që ka arritur marrëveshje me shtetin gjerman, ku nxënësit e kësaj shkolle kanë të drejtë shkollimi dhe punësimi në Gjermani, së fundi kjo shkollë është paraqitur denjësisht me produkte shumë kreative të realizuar nga nxënësit e kësaj shkolle në “Panairin e Edukimit”
Në” Panairin e Edukimit” 2018 i cili u mbajtë në Prishtinë, shkolla e mesme profesionale “ Qendra e Kompetencës”-Skenderaj, bëri promovimin e produkteve të punuara nga nxënësit e kësaj shkollës brenda një viti. Vizitorët shfaqën interesim të madh për punën dhe mësimin që zhvillohet në këtë shkollë. Interesim të veçantë shfaqën nxënësit e shkollave fillore për mundësinë e regjistrimit në këtë shkollë.
Kujtojmë se tanimë 23 nxënës të shkollës profesionale “Qendra e Kompetencës” në Skenderaj kanë fituar të drejtën të shkollohen dhe të punësohen në Gjermani, fal sukseseve të arritura nga kjo shkollë në aspektin e zhvillimit të praktikës dhe mësimit adekuat profesional.