back to top
Thursday, December 4, 2025
BallinaShqiptareParandalohet arratisja e bujshme nga burgu shqiptar

Parandalohet arratisja e bujshme nga burgu shqiptar

Të ngjajshme

Klodi nuk e duron Beniten: “Flet kot”

Kushtrimi, Klodiani dhe Benita kanë vazhduar edhe sot me...

Murati tregon shumën e kursimeve të qytetarëve nëpër bankat komerciale

Ministri në detyrë i Fiancave, Punës dhe Transfereve, Hekuran...

A do të marrë pjesë Izraeli në “Eurovision 2026”?

Organizatorët e Festivalit të Këngës në Eurovision, galaja e muzikës...

Fadil Fazliu kërkon lirimin nga paraburgimi, ofron 40 mijë euro garanci

Fadil Fazliu i akuzuar për pengim të drejtësisë nga...

Një arratisje e 3 të burgosurve është parandaluar në burgun e Fushë Krujës. 3 personat kanë qenë të arrestuar për grabitje dhe ishin lënë transit në Fushë Krujë.

Ishte gazetari Elio Laze, ish-këshilltar i ligjit dhe sigurisë në Drejtorinë e Burgje, i cili denoncoi  tentativën e arratisjes nga burgu i Fushë-Krujës.

Nga institucionet shtetërore, duke nisur nga drejtori i Policisë së Burgjeve, drejtori i Përgjithshëm u Burgjeve dhe të gjitha institucionet e tjera nuk ka asnjë prononcim.

‘Ditën e djeshme në mënyrë rastësore nga burimet qe kam është konstatuar nje tentative arratisje nga IEVP Fushe Kruje.

Hekurat e dritares se nje prej qelive ishin sharruar dhe ishin kamufluar me telat e nderjes se rrobave per te mos rene ne sy. Ne momentet e fundit kjo tentative eshte parandaluar.

Që të burgosurit kane synim fitimin e lirise me cdo lloj cmimi kjo eshte e ditur, ashtu sic dihet dhe puna e shtetit per t’i mbajtur brenda izolimit’, shkruan Laze në Facebook.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz