Drenica Press pat raportuar për pjesëmarrjen e ansamblit folklorik “Shotë Galica” nga Drenasi, në festivalin multi-kulturorë “Kamza 2018” në Tiranë.
Në këtë festval morën pjesë grupe ansamblesh nga Korça, Ulqini, Tetova, Tirana, Kosova, Burresli etj.
Çdo grup apo ansambël pati nga dy paraqitje, në Pallatin e Kulturës para jurisë profesionale dhe në sheshin e qytetit.
Ansambli “Shotë Galica” nga Drenasi shkëlqeu me paraqitjet e tyre, duke rrëmbyer çmimin e parë, ndërsa këngëtarja më e mirë u shpallë Naxhije Bytyqi nga po ky ansambël. /Drenica Press/