back to top
Wednesday, December 17, 2025
BallinaLajme170 zyrtarë po kërkojnë për 2 policët e zhdukur

170 zyrtarë po kërkojnë për 2 policët e zhdukur

Të ngjajshme

Njësitë e Policisë së Kosovës, të FSK-së, Zjarrfikësve, KFOR-it e qytetarë vullnetarë kanë vazhduar edhe sot kërkimin e dy trupave të pjestarëve të Policisë, të cilët konsiderohen të zhdukur pasi ranë nga rruga magjistrale Kaçanik – Hani i Elezit në rrjedhën e lumit Lepenc.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi tha për KALLXO.com se janë 170 persona që po marrin pjesë në kërkim të trupave të dy pjesëtarëve të Policisë.

“Hetimet dhe kërkimet për dy pjestarët e Policisë janë duke vazhduar. Kemi në terren 170 zyrtarë të agjencioneve të ndryshme dhe për çdo gjë do të njoftoheni me shkrim”, tha Gashi.

I pyetur nëse kanë gjetur ndonjë provë materiale në vendin e ngjarjes, Gashi nuk deshi të flasë me arsyetimin se nuk dëshiron t’i komentojë të dhënat e  portaleve. /kallxo.com/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz