back to top
Saturday, December 20, 2025
BallinaLajmePlagoset me armën e të atit djali i policit

Plagoset me armën e të atit djali i policit

Të ngjajshme

Evropianët bashkohen me ukrainasit dhe amerikanët, për bisedimet e paqes

Aleatët evropianë të Ukrainës po marrin pjesë në një...

Evropianët bashkohen me ukrainasit dhe amerikanët, për bisedimet e paqes

Aleatët evropianë të Ukrainës po marrin pjesë në një...

Një adoleshent, djali i një efektivi policie është plagosur me armën e shërbimit të të atit, në Tiranë. Ngjarja është shënuar një ditë më parë, në banesën e familjes së efektivit në rrugën “Vaçe Zela” në kryeqytet.

Sipas një komunikate zyrtare të policisë, 16-vjeçari është plagosur aksidentalisht, teksa luante me armën e shërbimit të të atit.

“Në rrugën “Vaçe Zela”, në banesë, duke luajtur me armën e shërbimit të të atit, është vetëplagosur nga pakujdesia fëmija i tij i mitur 16 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, njoftoi Policia.

Materialet iu referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë, për ngjarje aksidentale, shtuan të njëjtat burime.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz