BallinaLajmeZhytësit kanë arritur te vendi, ku dyshohet se ndodhen trupat e policëve

Zhytësit kanë arritur te vendi, ku dyshohet se ndodhen trupat e policëve

Të ngjajshme

Arrestohet personi i dyshuar për vrasjen në Bokshiq të Klinës

Një person ka vdekur sot pas plagëve të marra...

McTominay nuk dorëzohet në garën për titull: Futbollit nuk i dihet

Scott McTominay thotë se ka bërë “shumë punë në...

Milani në top formë, i shënojnë dy gola të shpejtë Torinos

Milani ka rikthyer epërsinë ndaj Torinos në “San Siro”. Këtë...

Beto “parabullon” portierin e Chelseat, Evertoni në epërsi

Evertoni ka shënuar golin e epërsisë ndaj Chelseat. Është Beto,...

Zhytësit e ekipeve të shpëtimit, të zjarrfikësve e të njësiteve të FSK-së, janë duke vazhduar kërkimet në lumin Lepenc në tentim të gjetjes së trupave të dy policëve të zhdukur pas aksidentit të së shtunës, Insajderi

Aktualisht ekipet kanë arritur te lisi barrikadues përtej kufirit të Kosovës në territorin e Maqedonisë, pistë kjo e cila, sipas tyre, afron gjetjen e dy trupave të zhdukur.

Po vazhdojnë kërkimet për gjetjen e dy pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, Malsor Dashi dhe Armend Trena, të zhdukur të shtunën mbrëma pas një aksidenti në magjistralen Kaçanik – Hani i Elezit. Me fillim nga ora 09:00, Policia e Kosovës bashkë me pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, si dhe qytetarë kanë nisur kërkimet e policëve të zhdukur. “Kërkimet janë duke vazhduar edhe sot. Deri më tani nuk ka asgjë të re”, ka thënë për Express zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.

Sipas Policisë së Kosovës vetura e tyre për shkaqe ende të panjohura kishte humbur kontrollin, duke dalë kështu nga rruga dhe duke përfunduar në lumin Lepenc nga një lartësi mjaft e madhe.

Institucionet e shtetit duke ofruar ndihmën e nevojshme, duke mos munguar asnjëherë edhe ndihma e qytetarëve të shumtë, të cilët edhe mbrëmë në orët e vona të natës ndezën reflektorët dhe kërkuan për orë të tëra për dy pjesëtarët e policisë. Kërkimi për Dashin dhe Trenën ka vazhduar edhe përtej Kosovës, në Maqedoni.

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/zhytesit-kane-arritur-tek-lisi-barrikadues-ku-dyshoeht-se-ndodhen-trupat-e-polic-530722/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz