Në fshatin Tërstenik të Drenasit mbahet tubim përkujtimor në nderim te Dëshmorëve dhe Martirëve të lagjes Gashani.
Janë mbushur plotë 19 vite që kur forcat e ushtrisë çetnike serbe rrethuan fshatrat Shtuticë, Vërbovc dhe Tërstenik dhe fshatrat përreth tyre, duke vrarë qindra e mira banor të pafajshëm , në mesin e tyre edhe fëmijë ,gra dhe pleq. Prandaj sot në Drenicë mbizotëron një ditë dhembjeje dhe krenarie.
– Një ditë e dhimbjes sepse Sot është përvjetori i njërës prej masakrave më makabre të luftës së fundit në Kosovë.
– Sot është një ditë krenari sepse gjaku i tyre sjelli lirinë tonë Ne mesin e shumë të tjerë sot janë kujtuar edhe dëshmorët dhe martirët e lagjes Gashani.
Dëshmorët: Nasuf Gashani, Tahir Gashani, Naim Tiku, Besim Tiku si dhe
Martirët e luftës: Zekë Gashanin, Brahim Gashani, Zylfije Gashani, Rizah Tikun, Sadri Gashi, Hajrullah Gashani, Mihane Gashanin, Faton Gashani, Fatmir Gashani.
Qoftë i përjetshëm kujtimi për gjakun e tyre.
Shkruan: Ardian Gashi