Dy pjesëtarë të Policisë së Kosovës mbrëmë janë zhdukur pasi me veturë kanë rënë në ujë prej urës së lumit Lepenc, që gjendet në magjistralen Kaçanik-Hani i Elezit.
Periskopi nga burimet mëson se vetura është gjetur por jo edhe dy policët që ishin brenda saj.
Kjo është vetura me të cilën dy pjesëtarë të Policisë së Kosovës kanë rënë në lumin Lepenc, për të cilët ende po vazhdon kërkimi.
Vetura ka rënë nga një lartësi prej 100 metrash.

