BallinaLajmeFrashër Krasniqi flet për partinë e re, koalicionet me subjektet e tjera

Frashër Krasniqi flet për partinë e re, koalicionet me subjektet e tjera

Të ngjajshme

Here we go, Carrick pranon ofertën e Manchester United për vazhdimin e kontratës

Michael Carrick ka pranuar ofertën e Manchester United për...

Takim i madh i biznesit shqiptar në Prishtinë, Jusaj: Diaspora të investojë më shumë në Kosovë

Biznesmenë të shumtë shqiptarë që jetojnë dhe veprojnë në...

Pamje/ Qytetarë të shumtë në Stacionin Policor në Skenderaj, ku po merret në pyetje Sami Lushtaku

Qytetarë të shumtë kanë dalur përballë Stacionit Policor në...

Klinaku: S’ka komunë paralele, s’ka Comercialna Banka!

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Abdullah Klinaku, i cili i...

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Grupit të Deputetëve të Pavarur, Frashër Krasniqi, ka folur për partinë e re që do ta themelojnë ai dhe kolegët e tij që kanë braktisur Lëvizjen Vetëvendosje.

Krasniqi ka thënë në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7, se “definitivisht do të ketë shumëçka socialdemokrate në partinë e re – në kuptimin që orientimi i subjektit politik do të jetë orientim socialdemokrat. Edhe në aspektin ekonomik, të mirëqenies sociale dhe të politikave”.

“Sa i përket zyrtarizmit, është çështje ditësh. Shumë shpejt do të jetë. Jemi në diskutime teknike, pasi që pjesa kryesore përmbajtësore ka përfunduar”, ka thënë ai.

Ka mbetur të vendoset vetëm data, ka theksuar Krasniqi.

Ish-anëtari i Vetëvendosjes është pyetur edhe për koalicionet e mundshme që mund të lidhë subjekti i ri.

“Normalisht që është shumë herët të flitet për çëlshtjen e koalicioneve, pasi jemi duke punuar në ndërtimin e një strategjie të veprimit të subjektit të ri”, ka thënë ai në T7.

“Do të ketë kohë për diskutim për çështje të koalicioneve”, ka shtuar Krasniqi.

“Orientimi ynë ideologjik do të jetë i qartë, socialdemokrat, dhe do të përpiqemi që edhe nëse vjen puna të ndërtojmë koalicione, ta bëjmë me subjekte të cilat, edhe nëse nuk mund të merremi vesh në totalitet për të gjitha çështjet, do të kemi dakordancë për disa çështje thelbësore”, është shprehur ai. /Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz