back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaKulturëKështu e kujton Rita Ora, Aviciin në koncertin e saj (FOTO)

Kështu e kujton Rita Ora, Aviciin në koncertin e saj (FOTO)

Të ngjajshme

Barcelona pa problem ndaj Villarrealit, vazhdon ecurinë pozitive

Skuadra e Barcelonës ka shënuar fitore 2:0 ndak Villarrealit...

Plagosen dy persona në Kukës, shpallen në kërkim vëllezërit

Dy persona janë plagosur sot në Kukës. Lidhur me rastin...

Armand Duka i pranishëm në ceremoninë e Lauratëve të Vitit 2025 nga Federata e Futbollit të Kosovës

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka është...
- Advertisement -

Para disa ditësh, mijëra fansa e artdashës ngelën të shokuar me të mësuar lajmin se DJ i njohur suedez, Avicii, kishte ndërruar jetë.

Ditë më parë u konfirmua nga vetë familjarët, se i ndjeri kishte kryer vetëvrasje, kjo pas një stresi që po kalonte prej muajsh.

 Avicii kishte edhe një duet me këngëtaren shqiptare shumë të pëlqyer, Rita Ora.

“Lonely together” titullohet balada që dyshja e sollën vitin e kaluar, këngë kjo e cila u pëlqye në masë të madhe nga fansat e të dy palëve.

“Nuk kam fjalë. Më kujtohet se sa bukur ishte koha teksa përgatitnim bashkëpunimin “Lonely Together”, dhe më duket sikur ishte dje koha kur po bisedonim. Ngushëllime për familjen e Aviciit, miqve dhe fansave që e mbështetën atë. Le të pushojë në paqe. Iku shumë shpejt. Unë jam e shkatërruar. Me zemërthyer”, kishte shkruar Rita Ora në Twitter pak orë pasi kishte mësuar lajmin për vdekjen e Aviciit.

DJ Avicii (Foto: Getty Images)

E njëjta, së fundmi ka mbajtur një koncert në Holandë, ku ka performuar ndër të tjerash edhe këngën “Lonely together”.

Ajo në një video të hedhur në InstaStory nga prapaskenat e koncertit ka shkruar “Avicii” në mbishkrimin e videos dhe një ikonë zemre, duke treguar se e ka këndur në kujtim të tij këngën në fjalë. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz