back to top
Friday, December 26, 2025
BallinaLajmeLargohen nga puna 60 punëtorë të Spitalit në Gjilan

Largohen nga puna 60 punëtorë të Spitalit në Gjilan

Të ngjajshme

Ngadhnjim Arrni zgjidhet kryetar i Gjykatës Themelore në Prishtinë

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) në mbledhjen e 357-të...

Mbi 100 aksidente brenda 24-të orëve të fundit

Numër i madh i aksidenteve është shënuar në 24-të...

Benita-Sasës: Je shumë gabim nëse del për Kushtrimin

Benita i ka thënë në fytyrë Sasës se do...
- Advertisement -

60 punëtorë të Qendrës së Mjekësisë Familjare “Nagip Rexhepi” në komunën e Gjilanit kanë mbetur pa punë.

- Advertisement -

Kjo meqë qeverisja komunale e cila drejtohet nga kryetari Lutfi Haziri nuk u ka vazhduar kontratat e punës.

Arsyetimi i komunarëve sipas opozitës në këtë Komunë është se nuk kanë mjete financiare të mjaftueshme për të vazhduar kontratat për këtë pjesë të punëtorëve.

Për këtë ka reaguar sot Partia Demokratike e Kosovës, përmes degës së saj në Gjilan.

Përmes një komunikate dërguar medieve, PDK ka shprehur shqetësimin e tyre për mos vazhdimin e kontratave për 60 punëtorët.

Ata thonë se numri i punëtorëve të larguar është pasojë e keqmenaxhimit.

“Largimi nga puna i këtyre punëtorëve dhe mbetja borxh ndaj tyre për tri paga, janë absurditeti i radhës i qeverisjes Haziri në Gjilan. Kemi parasysh deklarimet e tija publike me këtë rast se ky numër është i domosdoshëm për funksionimin normal të shëndetësisë primare. Si do të mbulohen shërbimet dhe a do rrezikohen qytetarët nga mungesa e shërbimeve shëndetësore”,thuhet në reagimin e PDK-së.

Sipas tyre kryetari i komunës Lutfi Haziri është jo profesional, dhe nuk ka vullnet e as gatishmëri për  ta përmirësuar gjendjen dhe sistemin e shëndetësisë në Gjilan.

“Ky veprimi i kryetarit të komunës na jep të kuptojmë për mungesë profesionalizmi, serioziteti dhe gatishmërie për shëndetësinë gjilanase. Prandaj, PDK-ë shpreh keqardhje dhe e kundërshton mënyrën se si janë larguar punëtorët shëndetësor nga puna te cilët kane shërbyer me vite të tëra”,  thuhet në komunikatën e PDK-së.

Ky grup i punëtorëve ka pasur probleme edhe më herët, por njejtë sikurse edhe tash, për ta ka reaguar vetëm PDK-ja në këtë komunë dhe jo edhe veta ata.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz