BallinaRegjionaleMitrovicëSami Lushtaku sjellë një lajm të mirë për këto familje, fillon ndërtimi...

Sami Lushtaku sjellë një lajm të mirë për këto familje, fillon ndërtimi i tri shtëpive (FOTO)

Tri familje skamnore do të bëhen me shtëpi të re në ditën e parë të festës së Fitër Bajramit. Dy familje do të jenë nga komuna e Skenderajt të cilat do të gëzojnë shtëpinë e re dhe një nga Komuna e Mitrovicës, transmeton Drenica Press.

Ndërtimi i këtyre shtëpive është bërë me përkrahjen e shoqatës humanitare “Jetimat e Ballkanit” dhe donatorëve bëmirës.

Sami Lushtaku përmes një postimi të tij në facebook bën të ditur se “Më përkrahjen e organizatës humanitare “Jetimat e Ballkanit” e cila udhëheqet nga hoxha i nderuar Halil Kastrati, sot ka filluar ndërtimi i tri shtëpive, dy në komunën e Skenderajt dhe një në komunën e Mitrovicës.

Familja 5 anëtarëshe e Bashkim Dervishit nga fshati Runikë, familja 5 anëtarëshe e veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Behxhet Abazi nga fshati Kllodernicë dhe familja 6 anëtarëshe e Shyqri Eminit nga Shipoli i Mitrovicës, në Festën e Fitër Bajramit do të bëhen më shtëpi të reja.

Humaniteti është ndër virtytet më të larta të njeriut e shqiptarët njihen si një popull solidarë duke ndihmuar ata që kanë nevojë. Prandaj, inkurajoj të gjithë ata që kanë mundësi, duke përfshirë bamirësit dhe bashkatdhetarët, që të solidarizohen me familjet në nevojë, duke ndihmuar familjet me gjendje të vështirë ekonomike. SL”Fotografia e Sami Lushtaku

Fotografia e Sami Lushtaku