back to top
Friday, December 19, 2025
BallinaRegjionaleDrenasLladrovci takoi pronarët e kombibusave

Lladrovci takoi pronarët e kombibusave

Të ngjajshme

Arifi: Dokumenti i Trumpit ua ka mshelë gojën rkejt rrenave

Ish-ambasadori Avni Arifi ka komentuar dokumentin e Trumpit, duke...

Aksident mes trenit dhe automjetit në Shtrubullovë të Drenasit, dy të lënduar

Një aksident ka ndodhur sot në fshatin Shtrubullovë, ku...

Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, pritjet në kufij arrijnë deri në dy orë

Diaspora ka nisur të rikthehet në Kosovë, dhe pritjet...

Lajmi i fundit: Ky është mësimdhënësi nga Skenderaj që ndërroi jetë( FOTO)

Sot ka ndërruar jetë mësimdhënësi nga fshati Prekaz, Sadik...

Lajmi i fundit: Ndërron jetë mësimdhënësi nga Skenderaj ( FOTO)

Sot ka ndërruar jetë mësimdhënësi nga fshati Prekaz, Sadik...

Kryetari Lladrovci takoi pronarët e kombibusëve, i fton ta respektojnë ligjin

Gjatë ditës së sotme, pas një proteste të organizuar nga pronarët e kombibusëve të Komunës së Drenasit para objektit të Komunës, Kryetari Ramiz Lladrovci i ka takuar ata duke u informuar për qëllimin e protestës së tyre, transmeton portali Drenica Press.

Kryetari Lladrovci u ka thënë protestuesve se Komuna është vetëm duke zbatuar Ligjin e Komunikacionit i cili e ndalon veprimtarinë transportit publik ilegal. “Deri sa Ligji aktual është në fuqi, ai do të zbatohet në përpikëri në Komunën e Drenasit, sikurse që janë duke u zbatuar të gjitha ligjet, rregulloret dhe udhëzimet në fuqi”, theksoi kryetari Lladrovci, duke shtuar se asnjë punë e paligjshme nuk është e mirë.

Ai po ashtu, ka ftuar qytetarët e Komunës së Drenasit të mos e ushtrojnë veprimtarinë e paligjshme në transportin publik por as të mos e shfrytëzojnë transportin e paligjshëm, ngase, ekziston veprimtaria legale e autobusëve për transportin publik.

Lladrovci ka shprehur në veçanti keqardhje për të gjithë ata që nëpërmjet rrugëve të paligjshme të transportit, sigurojnë të ardhura për familjet e veta, të respektojnë ligjin dhe veprimtaritë e ligjshme për punë. Ai ka shtuar se do të merr masa ndaj Drejtorisë së Inspekcionit nëse vërtetohet selektimi i rasteve të konfiskimit të kombibusëve, siç është thënë nga disa protestues të pranishëm./DrenicaPress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz