BallinaBotëDeputetja ruse, që është në listë të zezë të SHBA-së, viziton Serbinë

Deputetja ruse, që është në listë të zezë të SHBA-së, viziton Serbinë

Të ngjajshme

Kompletohen çiftet çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve

Tashmë dihen tetë ekipet e kualifikuara në çerekfinale të...

Robot shkakton kaos në një restorant në Kaliforni

Një robot humanoid ka humbur kontrollin në restorantin Haidilao...

Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për...

Artefakti romak në Amerikë sfidon historinë e “Botës së Re”

Zbulimi i një artefakti romak në Amerikë ka ndezur...

Deputetja e Dhomës së Ulët të Parlamentit rus, e zgjedhur në zgjedhjet në Krime, Natalija Poklonskaja, ndodhet për vizitë në Serbi, ku takoi anëtarët e Këshillit të Asamblesë së Serbisë për diasporën dhe serbët në rajon.

Poklonskaja, nga viti 2014 deri më 2016, ka qenë prokurore në Krime, pasi ky rajon ukrainas është aneksuar nga Rusia.

Për shkak të përfshirjes në krizën në Ukrainë, Poklonskaja, nga viti 2014, është në listën e zezë të Ministrisë së Financave të SHBA-së dhe të Bashkimit Evropian, raporton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

Autoritetet ukrainase e kanë futur Poklonskajën në listën e të kërkuarve, duke e akuzuar atë për “aktivitete për ndryshimin e dhunshëm të rendit kushtetues”.

Beogradi zyrtar e trajton Krimenë si pjesë të Ukrainës dhe nuk e njeh aneksimin rus. /rel/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz