back to top
Wednesday, December 17, 2025
BallinaLajmeDjalit të kryeprokurorit i vjedhet arma teksa ushtronte fitnes

Djalit të kryeprokurorit i vjedhet arma teksa ushtronte fitnes

Të ngjajshme

Ekstradohet nga Zvicra në Kosovë i kërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar

Është ekstraduar nga Zvicra në Kosovë, i dyshuari që...

Ilir Meta nesër në SPAK për çështjen e “21 Janarit”

Ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta do të paraqitet nesër...

Mosha veç numër/ John Terry fton Thiago Silvan të rikthehet në Chelsea

Mbrojtësi brazilian, Thiago Silva ka vendosur të largohet nga...

Albion Bekës, djalit të Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Imer Beka, tri ditë më parë i është vjedhur arma në veturën e tij personale.

Metro mëson se përderisa djali i kryeprokurorit ishte duke ushtruar në fitnes, atij iu thye vetura që e kishte të parkuar në rrugën “Vicianum” në Prishtinë, shkruan gazetametro.net.

Këtë gjë më pas e konfirmuan edhe Policia e Kosovës, të cilët dhanë detajet rreth vjedhjes së revoles teksa i biri i prokurorit gjendej në fitnes.

“Më datën 21.04.2018 rreth orës 20:45   pala ankuese A.B  ka raportuar rastin vjedhjes nga vetura të ndodhur në  rrugën “Vicianum” në  Prishtinë, vetura ka qenë e  parkuar në rrugën në fjalë, e njejta është thyer dhe nga aty është vjedhur një armë”, thonë Policia në një përgigje për Metron.

Ndërkaq, edhe pse Policia e Kosovës kanë thënë se djali i Albion Beka posedon leje, Gazeta Metro mëson se ai një të tillë e ka vetëm për mbajtje në shtëpi. Kështu, të njëjtit i ndalohet që armën të marrë me vete kur të largohet nga shtëpia.

“Aktualisht jemi në proces të grumbullimit të informatave dhe dëshmive qe mund të çojnë në zbardhjen e rastit, ankuesi posedon Leje Valide për Armën”, thuhet në përgjigjen e Policisë.

Ndërkohë, problemi me armën e të birit nuk del të jetë problemi i vetëm i Kryeprokurorit t Prishtinës. Ai ka mundësi të hetohet edhe nga Zyra e Prokurorit Disiplinor për shkelje të kodit të etikës dhe sjellje të pahijshme lidhur me procesin e hetimeve në rastin e Adem Grabovcit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz