BallinaLajmeFoto/ Ky person pritet të emërohet shef i Policisë së Kosovës

Foto/ Ky person pritet të emërohet shef i Policisë së Kosovës

Të ngjajshme

Kripa: Sa na duhet vërtet?

Kripa është konsideruar prej kohësh si një nga “armiqtë”...

Çmimi për kurban rritet prapë në Kosovë, sivjet bëhet 200 euro

Çmimi për therjen e kurbanit në Kosovë ka shënuar...

“Finalja para finales”, publikohen formacionet e ndeshjes Bayern vs PSG

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes më interesante të...

Zemaj: Vjosa Osmani me rreth 20 kandidatë në listën e LDK’së në zgjedhjet e 7 qershorit

Lidhja Demokratike e Kosovës tashmë ka arritur një dakordim...

Rashit Qalaj, drejtor i Departamentit të Operacioneve, do të gradohet në Policinë e Kosovës. Ai pritet ta zë vendin e ish-shefit të Policisë, Shpend Maxhunit, pasi ky i fundit u emërua drejtori i AKI’së.

Pas zhvendosjes së Maxhunit në krye të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, pozita e drejtorit të Policisë pritet të plotësohet së shpejti.

Gazeta Express ka mësuar se Rashit Qalaj do të emërohet në krye të Policisë. Ai deri më tani ka drejtuar njërin prej pesë departamenteve të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, atë të Operacioneve.

Më parë, Qalaj është akuzuar nga Lëvizja Vetëvendosje se është njëri i afërt me PDK’në dhe se po vepronte sipas kërkesave të kësaj partie.

Ndryshe rasti i deportimit të gylenistëve solli ndryshime në hiearkinë e institucioneve shtetërore të sigurisë. U shkarkua Ministri i Brendshëm, Flamur Sefaj, dhe shefit të AKI’së, Driton Gashi. Ndërsa, kësaj vale të shkarkimeve i shpëtoi Maxhuni, që edhe pse Policia e Kosovës kishte kryer arrestimet, atij nuk iu kërkua lirimi i detyrës.

Përkundrazi. të premten presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, bashkë me kryeministrin e vendit, Ramush Haradinaj, emëruan Shpend Maxhunin shef të ri të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, pasi kishin shkarkuar Driton Gashin për shkak të kidnapimit të gjashtë gylenistëve.

Ekskluzive: Rashit Qalaj pritet të emërohet shef i Policisë

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz