BallinaLajmeHaradinaj- nxënësve që po i nënshtrohen PISA-s: Na duhet një rezultat më...

Haradinaj- nxënësve që po i nënshtrohen PISA-s: Na duhet një rezultat më i mirë

Të ngjajshme

Federata Senegaleze e Futbollit reagon pasi iu morr titulli i Kupës së Afrikës

Federata e Futbollit të Senegalit, ka reaguar pasi i...

Moti për sot

Gjatë ditës së mërkurë, vendi do të ndikohet nga...

I vulosi kualifikimin Realit, Vinicius shpallet lojtari i ndeshjes

Real Madridi ka arritur të kualifikohet në çerekfinale të...

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook se Kosovës i duhet një rezultat i mirë në testin PISA, prandaj u ka uruar shumë suksese nxënësve që po i nënshtrohen këtij testi.

“Mbi tremijë nxënës kosovarë i janë nënshtruar deri më sot testit PISA, një vlerësimi ndërkombëtar që tregon nivelin e arsimimit te fëmijët tanë dhe mbi dymijë të tjerë do t’i nënshtrohen këtij testi në ditët në vijim”, shkruan Haradinaj.

“Qeveria e Kosovës që nga fillimi i mandatit është angazhuar që të krijohen kushte më të mira për fazën përgatitore të këtij testimi, duke mobilizuar të gjitha institucionet përkatëse”.

“Neve na duhet një rezultat më i mirë. Na duhet të dëshmojmë sot përkushtimin tonë ndaj arsimit, siç e kemi dëshmuar edhe në kohërat më të vështira”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz