back to top
Tuesday, September 16, 2025
BallinaLajmeApostolova ia dorëzon Veselit, Raportin e Progresit për Kosovën

Apostolova ia dorëzon Veselit, Raportin e Progresit për Kosovën

Të ngjajshme

Kapet sasi e madhe e mbathjeve false, Dogana jep detaje

Njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës gjatë një kontrolli...

Vdes në Spitalin e Pejës i burgosuri T.Zh

Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve...

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Nesër në Kosovë pritet të kemi mot stabil, me...

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka pritur sot në takim Shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova, nga e cila pranoi raportin e Komisionit Evropian për Kosovën.

Veseli ka falënderuar Apostolovën për dorëzimin e raportit, duke theksuar se nëpërmjet këtij raporti, Bashkimi Evropian vlerësoi të arriturat e Kosovës në shumë fusha të rëndësishme dhe rikonfirmoi perspektivën e sigurt evropiane të Kosovës, përcjell Klan Kosova.

Veseli ka thënë se qytetarët dhe institucionet e Kosovës besojnë në projektin e Bashkimit Evropian dhe po punojnë në vazhdimësi për të përmbushur kriteret e nevojshme që sa më parë edhe Kosova të bëhet pjesë e familjes evropiane.

“Institucionet kosovare tashmë i kanë plotësuar të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave dhe shpreh bindjen se gjatë këtij viti institucionet përkatëse të Bashkimit Evropian do të marrin vendimet e duhura për të mundësuar lëvizjen e lirë e pa viza për qytetarët e Kosovës në Zonën Shengen”, ka thënë Veseli.

Kryeparlamentari Veseli është zotuar se të gjitha të gjeturat e raportit do të adresohen me kohë dhe institucionet e vendit do të vazhdojnë rrugën e reformave të nevojshme.

“Institucionet e Kosovës do t’i adresojnë edhe sfidat që janë identifikuar në raportin e Komisionit Evropian, pasi vetëm kështu forcojmë dhe ndërtojmë të ardhmen evropiane për qytetarët tanë”./Klan Kosova/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz