BallinaLajme7 vjet burgim për pedofilin që dhunoi një 13-vjeçe nga Ferizaj

7 vjet burgim për pedofilin që dhunoi një 13-vjeçe nga Ferizaj

Të ngjajshme

Kripa: Sa na duhet vërtet?

Kripa është konsideruar prej kohësh si një nga “armiqtë”...

Çmimi për kurban rritet prapë në Kosovë, sivjet bëhet 200 euro

Çmimi për therjen e kurbanit në Kosovë ka shënuar...

“Finalja para finales”, publikohen formacionet e ndeshjes Bayern vs PSG

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes më interesante të...

Zemaj: Vjosa Osmani me rreth 20 kandidatë në listën e LDK’së në zgjedhjet e 7 qershorit

Lidhja Demokratike e Kosovës tashmë ka arritur një dakordim...

Gjykata Themelore në Ferizaj, trupi gjykues i Departamentit për të Mitur, sot 18 prill 2018, shpalli aktgjykim dënues ndaj të pandehurit B.S., i cili sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj, akuzohet se ka kryer veprën penale keqpërdorimi seksual i personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë (16) vjet, nga neni 235, paragrafi 2, nënparagrafi 2.3, lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së

Trupi Gjykues i kryesuar nga gjyqtarja Kadrije Goga – Lubishtani, pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor fillestar, administrimit të të gjitha provave, pranimit të fajësisë nga ana e të pandehurit B.S., për veprën penale keqpërdorimi seksual i personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë (16) vjet nga neni 235, paragrafi 2, nënparagrafi 2.3 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së, e gjykoi me dënim burgimi në kohëzgjatje prej shtatë (7)  vjet.

I pandehuri akuzohet se në muajin janar 2018, në Ferizaj, ka keqpërdorur seksualisht të dëmtuarën fëmijë të moshës trembëdhjetë (13) vjeçare.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej (pesëmbëdhjetë) 15 dite nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz