back to top
Monday, December 22, 2025
BallinaSportGazeta katalunase: Iniesta ka vendosur të transferohet në Kinë, njoftimi i tij...

Gazeta katalunase: Iniesta ka vendosur të transferohet në Kinë, njoftimi i tij vjen pas finales së Copa del Rey

Të ngjajshme

Ka fjetur me 200 burra, aktorja thotë se ja pa “hajrin” profesionit

Aktorja Jennifer Coolidge, e njohur më së miri për...

Mitrovicasit i vjedhin mjete piroteknike nga lokali, dëmi rreth 1500 euro

Një person në Mitrovicë të Veriut ka raportuar se...

Ramush Haradinaj dhe Aleanca krah rinisë

Ramush Haradinaj nga radhët e AAK-së me numër garues...
- Advertisement -

Kapiteni i Barcelonës, Andres Iniesta do të njoftojë lëvizjen e tij të ardhshme para fundit të muajit.

Pas fitores kundër Valencias të shtunën, Iniesta zbuloi se ai kishte marrë tashmë një vendim – por nuk do ta shpallë atë ende.

Megjithatë, gazeta e njohur katalunase Sport ka raportuar rreth vendimin të tij dhe thekson se është larg Camp Nout.

Sipas gazetës Sport, mesfushori ka vendosur të pranojë një lëvizje fitimprurëse në Kinë dhe do të largohet nga Evropa pas Kupës Botërore.

Magjia e Iniestas thuhet se pas këtij sezoni nuk do të shfaqet më në Evropë (Getty Images)

Iniesta do të konfirmojë zgjedhjen e tij javën e ardhshme pas përfundimit të finales së Copa del Rey kundër Sevillas më 22 prill.

Ai do të luajë sezonin e tij të fundit me Barcelonën, do të marrë pjesë në Kupën e Botës me Spanjën, përpara se të shkojë në Lindjen e Largët më vonë këtë vit.

Me kalimin e tij në Superligën e Kinës, ku mendohet të jetë skuadra Tianjin Quanjian, thuhet se Iniesta do të bëhet futbollisti më i paguar në botë.

Rroga vjetore e mesfushorit magjik spanjollet mendohet se do të jetë mbi 35 milionë euro në sezon. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz