Policia e Kosovës sot ka shpallur konkursin për pranimin e zyrtarëve policorë.
Sipas PK-së, kandidatët që aplikojnë për zyrtarë policorë duhet t’i përmbushin këto kritere:
- Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
- Të jetë i moshës 18-30 vjeçar;
- Të ketë të përfunduar shkollimin e mesëm;
- Të jetë në gjendje të mirë fizike, mentale dhe emocionale;
- Të mos jetë i dënuar për ndonjë vepër penale;
- Të mos posedojë në vend të dukshëm tatuazh (fytyrë, qafë, duar);
- Të ketë integritet personal dhe vlera të larta etike.
- he të ofrojë siguri për të gjithë personat;
- Të mbrojë të drejtat dhe liritë themelore të gjithë personave;
- Të parandalojë rrezikun ndaj qytetarëve dhe ta mbajë rendin dhe sigurinë publike;
- Të parandalojë dhe t’i zbulojë veprat penale dhe kryesit e tyre;
- Të hetojë veprat penale dhe kryesit e tyre;
- Të mbikëqyrë dhe të kontrollojë sigurinë në komunikacion;
- Të menaxhojë dhe të kontrollojë kufirin shtetëror;
- Të ofrojë ndihmë gjatë fatkeqësive natyrore dhe në raste të tjera emergjente; dhe
- Të kryejë detyra të tjera të parapara me Ligjin e Policisë.
- B. Testet:
- Testi me shkrim;
- Testi i aftësive fizike;
- Intervista;
- Testi psikologjik;
- Kontrollimi mjekësor;
- Verifikimi i të kaluarës.
- Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim:
- Formulari i aplikimit;
- Deklarata (lidhur me hetimet e së kaluarës), këtë Deklaratë (lidhur me pajtueshmërinë e hetimeve të së kaluarës), mund ta shkarkoni në ueb-faqen e Policisë së Kosovës www.kosovopolice.com ku gjendet shpallja e konkursit, pas plotësimit dhe nënshkrimit
nga aplikanti i bashkëngjitet aplikacionit; - c) Kopja e diplomës për arsimin e mesëm të lartë ose certifikata, ndërsa për kandidatët që
kanë përfunduar shkollimin jashtë vendit kopja e diplomës ose e certifikatës e nostrifikuar; - d) Dëshmi për kualifikime tjera;
- e) Certifikatën e lindjes, ose ekstrakt nga Regjistri Qendror i Gjendjes Civile;
- f) Vërtetimi nga gjykata që nuk është i dënuar dhe që nuk është nën hetime;
- g) Kopje të letërnjoftimit ose pasaportës –valide;
- h) Një fotografi të formatit (5 x 5);
- i) Dokumentet nga pika e) dhe f) duhet të jenë të vlefshme dhe të nxirren pas datës së
shpalljes së konkursit.
D. Detyrat dhe autorizimet e përgjithshme të Policisë
- Të mbrojë jetën, pronën dhe të ofrojë siguri për të gjithë personat;
- Të mbrojë të drejtat dhe liritë themelore të gjithë personave;
- Të parandalojë rrezikun ndaj qytetarëve dhe ta mbajë rendin dhe sigurinë publike;
- Të parandalojë dhe t’i zbulojë veprat penale dhe kryesit e tyre;
- Të hetojë veprat penale dhe kryesit e tyre;
- Të mbikëqyrë dhe të kontrollojë sigurinë në komunikacion;
- Të menaxhojë dhe të kontrollojë kufirin shtetëror;
- Të ofrojë ndihmë gjatë fatkeqësive natyrore dhe në raste të tjera emergjente; dhe
- Të kryejë detyra të tjera të parapara me Ligjin e Policisë.
Sipas njoftimit të PK-së, formularët për aplikim mund të merren në zyrat e personelit të drejtorive rajonale, në stacionet policore, ose të tërhiqen nga ueb faqja e PK-së: www.kosovopolice.com. Aplikacionet dorëzohen personalisht në zyrën e personelit pranë drejtorive rajonale në Prishtinë, Mitrovicë e jugut, Pejë,
Prizren, Ferizaj, Gjilan, Mitrovicë e veriut dhe Gjakovë, çdo ditë pune prej orës 09:00-15:00.Konkursi do të jetë i hapur nga data sot e deri me datën 10/05/2018.
Duke klikuar këtu mund të mësoni më tepër rreth mundësisë së punësimit në Policinë e Kosovës.