Bëhet fjalë për dy vëllezër turq të cilët pas një mosmarrëveshje janë rrahur fizikisht.
“Pas një mosmarrëveshje lidhur me shfrytëzimin e traktorit pronë e përbashkët e familjes, i dyshuari mashkull K/turk, ka sulmuar fizikisht vëllain e tije mashkull K/turk. Viktima ka marrë tretman mjekësor në spitalin rajonal-Prizren., ku sipas mjekut kujdestar viktima ka lëndime të lehta trupore. Me vendimin e Prokurorit i dyshuari dërgohet në qendrën e mbajtjes”, thuhet në raportin e policisë. /Lajmi.net/