Një person është arrestuar pasi ak sulmuar zyrtarin policor i cili ishte duke i shqiptuar kundërvajtjen në trafik.
Personi ka kërcënuar policin dhe e ka goditur në dorë me derën e veturës.
“Rr.”Hamëz Jashari”, Ferizaj. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, i cili gjatë shqiptimit të një kundërvajtje në trafik, ka kanosur zyrtarin Policor në detyre, me ç’rstë e ka sulmu zyrtarin duke e goditur në dorë me derën e veturës së tije. Zyrtari Policor ka pësuar lëndim trupor, ku edhe posedon raportin mjekësor. Pas intervistimit me vendimin e Prokurorit i dyshuari lirohet nga stacioni Policor, kurse rasti mbetet në hetime”, thuhet në raportin policor./Indeksononline