back to top
Friday, December 26, 2025
BallinaLajmeDaçiq përmend mundësinë që Kosova të anëtarësohet në OKB

Daçiq përmend mundësinë që Kosova të anëtarësohet në OKB

Të ngjajshme

Qeveria prezanton para studentëve përfitues “Bursën e Mobilitetit”

Qeveria në detyrë ka prezantuar të premten bursën e...

Besim Hasani: Edhe 2 ditë deri te vendimi për Kosovën

Vetëm dy ditë para zgjedhjeve, kandidati për deputet Besim...

Ngadhnjim Arrni zgjidhet kryetar i Gjykatës Themelore në Prishtinë

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) në mbledhjen e 357-të...

Mbi 100 aksidente brenda 24-të orëve të fundit

Numër i madh i aksidenteve është shënuar në 24-të...
- Advertisement -

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, nuk e përjashton mundësinë që Serbia të pajtohet me anëtarësimin e Kosovës në OKB.

- Advertisement -

Shefi i diplomacisë serbe, në një intervistë për gazetën serbe “Politika”, në pyetjen  nëse Kosova do të marrë një karrige në Kombet e Bashkuara, tha se “kjo do të thoshte që Serbia duhet t’i thotë Rusisë dhe Kinës që të mos luftojnë kundër hyrjes së Kosovës në OKB”, përcjell Telegrafi.

“A mund të imagjinoni që unë ta bëj atë? T’i them Lavrovit dhe homologut tim kinez se unë deri tani jam tallur për këtë”, tha Daçiq, duke shtuar se për çështjen  e Kosovës duhet të arrihet te një kompromis.

I pyetur nëse rezultati i këtij kompromisi mund të jetë që Kosova të marrë një karrige në OKB, Daçiq tha se kjo është e mundur, nëse pala serbe e pranon një gjë të tillë, por në asnjë mënyrë nuk mund të jetë ndryshe.

Duke komentuar rëndësinë e një marrëveshjeje të detyrueshme ligjore, Daçiq tha se askush nuk e di se çfarë përfaqëson ajo marrëveshje.

Kjo deklaratë e shefit të diplomacisë serbe tregon një zbutje të qëndrimit të autoritetet serbe lidhur me anëtarësimin e Kosovës në OKB, pasi Beogradi zyrtar vazhdimisht ka qenë kategorik se nuk do të pajtohej me diçka të tillë, sepse kjo do të nënkuptonte njohjen e shtetit të Kosovës.

Ndryshe , në të njëjtën intervistë për gazetën serbe, Daçiq ka thënë se ka angazhuar një ekip të tërë, për të lobuar tek ato vende që e kanë njohur Kosovën, që ta tërheqin atë. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz