back to top
Saturday, December 13, 2025
BallinaLajmeMbahet mbledhja e Qeverisë, merren këto vendime!

Mbahet mbledhja e Qeverisë, merren këto vendime!

Të ngjajshme

U prezantua rrejshëm si pjesëtar i FSK-së, arrestohet e më pas lirohet i dyshuari

Një person është arrestuar të premten mbrëma në fshatin...

Arrestohet një person në Prizren, i konfiskohen lëndë narkotike

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prizren,...

Gjilan: Arrestohet i mituri pas sulmit me thikë ndaj dy bashkëmoshatarëve

Një i mitur është arrestuar në Gjilan nën dyshimin...

Parashikimi i motit për sot, i vranët dhe mjegull

Sot parashihet të mbajë mot i vranët dhe me...

Projekt Kodi Penal i Republikës së Kosovës është aprovuar sot nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Ky Projekt Kod është bazuar në tri parime themelore: sundimi i ligjit dhe lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar; funksionimi i organeve te pavarura për zbatimin e ligjit; dhe mbrojtja dhe avancimi i të drejtave të njeriut.

Plotësimet dhe ndryshimet e Kodit Penal të Republikës së Kosovës kanë qëllimin e vetëm, që të avancojnë sundimin  e ligjit, forcimin e institucioneve të pavarura në luftimin e krimit dhe qasje e drejtë dhe efektive në sistemin e drejtësisë për të gjithë qytetarët pa dallim.

Kodi i ri adreson tri tema të gjëra:

  • Masat kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit;
  • Masat për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut; dhe
  • Masat kundër terrorizmit dhe parandalimin e tij.

Dënimet për vepra penale që ndërlidhen me korrupsion janë rritur dhe janë propozuar amendamente të reja që i ndalojnë personave të dënuar për korrupsion që të ushtrojnë pozita dhe funksione në administratën publike në kohëzgjatje deri në 10 vjet nga shpallja e aktgjykimit dënues.

Duhet përmendur se në hartimin e këtij Kodi kanë qenë të angazhuar 180 anëtarë të grupeve dhe nëngrupeve tematike, të përbëra nga shoqëria civile, mediat, institucionet ndërkombëtare, kanë punuar në ndryshimin dhe plotësimin e 100 neneve të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Kryeministri e ka vlerësuar si ditë të suksesshme miratimin e këtij Projekt Kodi, që e ka të fokusuar forcimin e sundimit të rendit dhe ligjit dhe luftën e të gjitha formave të krimit në vendin tonë.

Me vendimin e miratuar në mbledhjen e sotme, është bërë plotësimi i Bordit të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina” me një anëtar nga lista e kandidatëve të përzgjedhur për anëtar të këtij bordi.

Kabineti Qeveritar ka miratuar vendimin për shpalljen me interes të veçantë publik të pronave të paluajtshme, të cilat do të preken nga realizimi i Projektit “Ndërtimi i Kompleksit Rezidencial Qeveritar” në zonat kadastrale të Prishtinës, dhe Graçanicës.

Ministri i Financave ka njoftuar kabinetin qeveritar  me situatën financiare dhe të projekteve zhvillimore të Qeverisë. Në prezantimin e tij, ministri Bedri Hamza ka përmendur treguesit makroekonomik zhvillimor dhe trendët e zhvillimit të tyre, që paraqesin rëndësi për zhvillimin e vendit. Ai ka theksuar nevojën e disiplinës financiare për të ruajtur trendët pozitive të zhvillimit në Kosovë, por ka theksuar edhe sfidat që paraqiten në këto zhvillime.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz