back to top
Monday, December 15, 2025
BallinaLajmeKryeparlamentari Kadri Veseli vizitë zyrtare në Slloveni

Kryeparlamentari Kadri Veseli vizitë zyrtare në Slloveni

Të ngjajshme

Konjufca tregon pse nuk u arrit ndonjë koalicion me opozitën për formimin e Qeverisë

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka folur për...

Infantino: Shqipëria, dy fitore larg skenës më të madhe të futbollit në botë

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, me anë të një...

Tahiri: Në garën për Mitrovicën nuk isha me Faton Pecin, por me Albin Kurtin

Arian Tahiri, kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK)...

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, do të udhëtojë sot në Slloveni, ku do të marrë pjesë në sesionin e pestë të Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP PA) – iniciativë rajonale që u themelua më 2014, si rezultat i bashkëpunimit 20-vjeçar që tregon interesin e qëndrueshëm të parlamenteve të 13 vendeve të Evropës Juglindore për bashkëpunim dhe zhvillim të qëndrueshëm të rajonit.

Gjatë pjesëmarrjes në sesionin e sivjetmë të Asamblesë Parlamentare të SEECP, Kryeparlamentari Kadri Veseli do të paraqesë të arriturat e Kosovës dhe progresin e shënuar nga legjislativi kosovar në rrugën e Kosovës drejt integrimeve evropiane.

Gjatë qëndrimit në Lublanë, Kryeparlamentari kosovar Kadri Veseli do të pritet në një takim të posaçëm nga homologu slloven, Kryetar i Asamblesë Kombëtare, Milan Brglez.

Pjesëmarrja e delegacionit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të SEECP këtë vit ka një rëndësi të veçantë për faktin se në periudhën e viteve 2019/2020 Republika e Kosovës do ta udhëheqë këtë Asamble.

Asambleja Parlamentare e SEECP u krijua në Bukuresht në maj 2014 pas një procesi të gjerë konsultimesh që synonin transformimin dhe institucionalizimin e mëtejshëm të Dimensionit Parlamentar të SEECP.

Qëllimet e Asamblesë Parlamentare të SEECP lidhen drejtpërdrejt me rajonin e Evropës Juglindore dhe çështjet aktuale në fushën e politikave evropiane dhe integrimit evropian. Gjeografia e Asamblesë Parlamentare të SEECP mbulon rajonin e Evropës Juglindore, duke përfshirë vendet anëtare të BE-së, vendet kandidate dhe kandidatët potencialë.​

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz