BallinaLajmeKosova i përgjigjet Serbisë për fletarrestet ndërkombëtare

Kosova i përgjigjet Serbisë për fletarrestet ndërkombëtare

Të ngjajshme

Agim Ademi viziton ”Dardanët” e rinj: Flamuri i Kosovës të valojë në Euro 2027

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka vizituar sonte kampin...

Rruga drejt NATO-s mbetet prioritet për Kosovën

Thuajse tri dekada pas ndërhyrjes së NATO-s, e cila...

Klodi i “çmend” femrat me pamjen e re

Ish-finalisti i Big Brother VIP Kosova, Klodian Mihaj vazhdon...

Vuçiqi pretendon se iu ofrua Nobeli për njohje të Kosovës

Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, ka deklaruar në Vranjë,...

Haliti: Nuk kam emigruar, jam arratisur nga Jugosllavia nën kërcënim për jetë

Xhavit Haliti ka folur për periudhën e arratisjes dhe...

Gjatë ditës së sotme, Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Nebojsha Stefanoviq ka deklaruar se fletëarrestet e gjykatave serbe për kosovarët, të dërguara në Interpol, janë kthyer në sistemin e policisë ndërkombëtare.

“Fletarrestet janë kthyer dhe janë të dukshme, përveç Ramush Haradinajt dhe Hashim Thaçit, të cilat janë në sistem, por për një kohë nuk do të jenë të dukshme”, ka thënë Stefanoviq duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve në Pallatin Serbia në lidhje me qëndrimin e delegacionit të policisë serbe dhe drejtorit Vladimir Rebiq në selinë e Interpolit në Lion. Ai ka thënë se bëhet fjalë për 20 fletarreste të lëshuara nga gjykatat serbe për shqiptarët e Kosovës dhe se Serbia do të kërkojë respektimin e të drejtave ndërkombëtare.

Lidhur me këtë, Indeksonline ka kontaktuar zëvendësministrin e MPB-së, Izmi Zeka i cili ka deklaruar se Serbia ende është duke jetuar me mite apo thënë më qartë me gjëra që kanë ikur.

“Interpoli nuk është institucion i cili menaxhohet nga Serbia dhe të diktojnë formatin e punës së tyre. Ata ende po mendojnë se në Evropë paraqesin epiqendrën por kanë harruar që ka ikur ajo kohë sikur që ka ikur koha  e Bashkimit Sovjetik”, ka thënë Zeka.

Sipas tij, deklarimi i sotëm nga serbët është një trillim i radhës  nga Serbia për të mbajtur gjallë popullin e vet me përralla të shekullit të kaluar.

“Ka përfunduar koha e tyre dhe ndikimi i tyre në qarqet ndërkombëtare. Asnjë pikë a presje s’mundem t’i shtojnë qëndrimeve të Interpol-it”, ka përfunduar Zeka.

Ndryshe në muajin dhjetor, Indeksonline pati raportuar se organizata më e madhe e policisë ndërkombëtare ka tërhequr fletë-arrestin për disa kosovarë, lajm ky i konfirmuar edhe nga instancat e larta të shtetit të Kosovës. Ndër ta ishte edhe emri i kryeministrit, Ramush Haradinaj./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz