BallinaLajmeKëto janë profesionet më të paguara në Zvicër

Këto janë profesionet më të paguara në Zvicër

Të ngjajshme

82 vjeçari goditet nga vetura në Prizren

Një 82 vjeçar është goditur sot nga vetura në...

Haradinaj: Le të shkojna në zgjedhje, ndahet shapi prej sheqerit

Nasim Haradinaj ka folur për situatën politike në vend,...

Sazan Ibrahimi: Heshtja institucionale po e thellon padrejtësinë ndaj komunave

Sazan Ibrahimi, Drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës,...

Zbutet dënimi për FC Prishtina, ndeshja ndaj Ballkanit luhet me praninë e tifozëve

Komisioni i Ankesave i Federatës së Futbollit të Kosovës,...

Flet Nasim Haradinaj pas vizitës tek Rexhep Selimi, tregon se kujt i çoi të fala

Nasim Haradinaj, ish-komandanti i UÇK-së, ka folur lidhur me...

Ndërsa pagat e Zvicrës mund të duken të larta për njerëzit jashtë vendit, është e rëndësishme të mbani mend se Zvicra gjithashtu ka një kosto shumë të lartë jetese. Për shembull, njerëzit shpenzojnë rreth një të tretën e të ardhurave të tyre vetëm me qira.

Statistikat e publikuara tregojnë pagat në Zvicër, që nga shoferi i taksisë, e deri tek diplomati, shkruan “swissinfo.ch”.

Ashtu si kudo në botë, pagat në Zvicër dallojnë në varësi të faktorëve, si arsimimi, gjinia, përvoja apo vendndodhja.

Sipas statistikave shefi i misionit në Departamentin Federal Zviceran të Punëve të Jashtme ka një pagë 13,555 franga në muaj, apo në vendin e parë sa i përket pagave më të larta.

Në vendin e dytë është zyrtar i trajnimit të ushtrisë, që ka pasur edhe rritjen më të madhe, derisa tani paguhet 8,192 franga në muaj.

Në vendin e tretë është mësues i shkollës fillore, që ka pasur një rritje të madhe, dhe tani mësuesit paguhen 6,981 franga në muaj, edhe pse varet nga kantoni.

Gazetarët (në vendin e katërt) fitojnë mesatarisht rreth 6440 franga në muaj pas përvojës 3-vjeçare.

Në vendin e pestë është mami. Ato përfitojnë rreth 6,189 CHF në muaj.

Muratori është në vendin e gjashtë, sa i përket pagesës. Punëtorët e ndërtimit është thënë se paguhen pak, por kjo nuk është e vërtetë. Nëse kanë përvojë pune katër vjet, atëherë marrin 5.553 franga në muaj.

Gjithashtu edhe mësues i fëmijëve paguhet mjaft mirë, dhe në vitet e fundit ka pasur mjaft rritje të pagës. Në kantonin e Cyrihut paguhen 4.977 franga.

Zdrukthëtar është një profesion ku paga ka shkuar duke u zvogëluar, por tani paguhet 4.435 franga në muaj. Është në vendin e tetë.

I nënti është Bibliotekari me 4 mijë franga në muaj. I fundit është shofer taksie me 3200 franga në muaj, ku ka pasur rënie të madhe në vitet e fundit.

Ndërsa pagat e Zvicrës mund të duken të larta për njerëzit jashtë vendit, është e rëndësishme të mbani mend se Zvicra gjithashtu ka një kosto shumë të lartë jetese. Për shembull, njerëzit shpenzojnë rreth një të tretën e të ardhurave të tyre vetëm me qira.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz