BallinaLajmeE dhimbshme! 17 vjeçari i vrarë në Suharekë ishte ‘djal i hastretit’...

E dhimbshme! 17 vjeçari i vrarë në Suharekë ishte ‘djal i hastretit’ në familje

Të ngjajshme

Kripa: Sa na duhet vërtet?

Kripa është konsideruar prej kohësh si një nga “armiqtë”...

Çmimi për kurban rritet prapë në Kosovë, sivjet bëhet 200 euro

Çmimi për therjen e kurbanit në Kosovë ka shënuar...

“Finalja para finales”, publikohen formacionet e ndeshjes Bayern vs PSG

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes më interesante të...

B.Muharremaj 17 vjeç nga fshati Gjinovc i Suharekës ka humbur jetën pas plagëve të marra me mjet të mprehtë-thikë. Ai nuk arriti t’i bëjë ballë plagëve që i mori pas një rrahje ndërmjet disa të rinjve. Zënka ndodhi gjatë mesditës në Stacionin e Autobusëve në Suharekë.

Gazeta Express mëson se B.Muharremaj është i afërm me kryatarin e Suharekës, Bali Muharremin. Po ashtu viktima ishte djali i vetëm në familje.

Këtë rast e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, pas hetimeve të para nga vendi i ngjarjes është bërë e ditur se tre të dyshuar të mitur: 15; 16 dhe 17 vjeç nga Duhla i kishin sulmuar dy të miturit nga fshati Gjinoc, njëri nga ta ndërroi jetë – B. Muharremaj.

Mjekët e kanë konfirmuar vdekjen e Muharremit në spitalin Rajonal të Prizrenit. I plagosuri tjetër është duke u trajtuar në Emergjencë, raporton Gazeta Express.

Edhe sulmuesit ishin të mitur dhe të tre janë arrestuar nga Policia. Bëhet e ditur se ata njihen si problematik.

Mësohet se kjo ngjarje tragjike ka ardhur për shkak të mosmarrveshjeve të mëhershme që kanë pasur viktimat me të dyshuarit.

“Mjeti me të cilin dyshohet të jetë kryer vrasja është sekuestruar dhe do t’i kalojë prokurorisë së shtetit në cilësi të provës materiale”, ka njoftuar policia, transmeton Gazeta Express.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz