BallinaLajmeEkskluzive: Kadri Veseli merr vendim për shkarkimin e Besim Beqajt, Ardian Syla...

Ekskluzive: Kadri Veseli merr vendim për shkarkimin e Besim Beqajt, Ardian Syla do të emërohet ministër

Të ngjajshme

Kripa: Sa na duhet vërtet?

Kripa është konsideruar prej kohësh si një nga “armiqtë”...

Çmimi për kurban rritet prapë në Kosovë, sivjet bëhet 200 euro

Çmimi për therjen e kurbanit në Kosovë ka shënuar...

“Finalja para finales”, publikohen formacionet e ndeshjes Bayern vs PSG

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes më interesante të...

Zemaj: Vjosa Osmani me rreth 20 kandidatë në listën e LDK’së në zgjedhjet e 7 qershorit

Lidhja Demokratike e Kosovës tashmë ka arritur një dakordim...

Pas ngritjes se aktakuzës për aferën ‘Pronto’, Besim Beqaj, do të shkarkohet nga pozita e ministrit të Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë.

Burime të Veriu.info bëjnë të ditur se Besim Beqaj dje ka qenë në zyrën e Kadri Veselit, ku i pari i PDK-së ia ka kumtuar vendimin për shkarkim nga pozita e ministrit.

Portali Veriu.info mëson se Kadri Veseli ka vendosur që në pozitën e ministrit të Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë ta emëroj Ardian Sylën, i cili para disa ditësh ishte zgjedhur anëtar në Bordin Mbikëqyrës të ‘Trepçës’.

“Zotimin për reformimin e PDK-së kryetari Veseli është i vendosur ta dërgoj deri në fund. Ai ka marrë vendim që në krye të Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë ta emëroj Ardian Sylën, një person që është ekonomist i diplomuar dhe ka përfunduar Master-in në Uniersitetin e Shefildit”, thotë burimi i Veriu.info.

Ardian Syla njihet si person që ka afërsi të madhe me Memli Krasniqin, Blerand Stavilecin dhe Uran Ismailin.

Ndryshe, mbrëmë kryeministri Ramush Haradinaj në emisionin Pressing në T7 ka thënë se sapo të konfirmohet aktakuza ndaj tij, Beqaj duhet ta lirojë pozitën e ministrit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz