back to top
Tuesday, September 16, 2025
BallinaLajmePacolli e Bahtiri diskutojnë për emërimin e këtij personi si ministër të...

Pacolli e Bahtiri diskutojnë për emërimin e këtij personi si ministër të MPB-së

Të ngjajshme

Aksident i rëndë në Makovc të Prishtinës

Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur në fshatin...

Rubin: Organet e OKB-së shpesh nuk e përshkruanin mirë situatën në Kosovë

Ish-zyrtari i lartë amerikan, James Rubin, u pyet në...

Aferdita Dreshaj shfaqet në bikine, ‘digjet’ interneti

Modelja dhe këngëtarja e njohur Aferdita Dreshaj ka ndezur...

Forcat Ushtarake Policore të KFOR-it me ushtrim të përbashkët zjarri në Kampin Bondsteel

Forcat Ushtarake Policore nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës,...

Kryetari i AKR-së Behgjet Pacolli dhe nënkryetari i kësaj partie Agim Bahtiri, janë takuar në orët e pasdites së sotme për të diskutuar lidhur me emrin e rij të Ministrit të Punëve të Brendshme, pas shkarkimit të Flamur Sefaj nga ky funksion. 

Kështu ka bërë të ditur për “Gazeta Blic” një burim i mirinformuar brenda AKR-së. Sipas të njëjtit burim, ka qenë emri i zëvendësministrit të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Besnik Beka, ai i cili është përmendur në këtë takim, si personi më i duhur për të marrë përsipër udhëheqjen e MPB-së.

Besnik Beka

“Sot është takuar kryetari Pacolli dhe nënkryetari Bahtiri për të diskutuar lidhur me pozitën e ministrit të MPB-së. Në takim është përmendur emri i Besnik Bekës për ministër të këtij dikasteri, me propozim të Bahtirit. Këtë propozim e ka mirëpritur edhe Pacolli, por vendim nuk kanë marrë në këtë takim. Pritet që në ditët e ardhshme të dalin me vendimin përfundimtar”, tha ky burim për “Gazeta Blic”.

Rreth një javë më parë Behgjet Pacolli e kishte emëruar Agim Bahtirin si përgjegjësin e parë të partisë për shkak të angazhimeve të tij si zëvendëskryeministër dhe Ministër i Punëve të Jashtme.

Sefaj së bashku me drejtorin e AKI-së Driton Gashi u shkarkuan pas arrestimit dhe deportimit të gjashtë shtetasve turq, për çka kryeministri Haradinaj tha se nuk ka qenë i informuar nga asnjëri për këtë veprim./Gazeta Blic/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz