BallinaLajmeBytyqi takoi ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, biseduan për bashkëpunim në fushën...

Bytyqi takoi ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, biseduan për bashkëpunim në fushën e arsimit

Të ngjajshme

Çmimet e gazit në SHBA janë rritur me gati 50% që nga fillimi i luftës me Iranin

Çmimi mesatar i një galoni benzine të rregullt amerikane...

Shtyhet festa e Barçës, Real Madridi fiton në Kataluni ndaj Espanyolit

Skuadra e Real Madridit ka shënuar fitore 0:2 ndaj...

Shkëlqen Vini, Real Madridi fiton dhe e shtyn festën e Barcelonës

Real Madridi ka shënuar fitoren e radhës në La...

Kurti në darkën zyrtare të Samitit EPC, takohet me liderë evropianë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë...

Ministri i Arsimit, Shyqyri Bytyqi ka takuar ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebet, me të cilin kanë biseduar për zhvillimet në fushën e arsimit dhe mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në këtë sektor, me theks Arsimin dhe Aftësimin Profesional.

“Falënderova ambasadorin për mbështetjen që Zvicra ka bërë në shtetndërtimin e Kosovës, e në veçanti në reformimin e sistemit të arsimit, njëherësh shtroi nevojën e mbështetjes së mëtutjeshme.

Ne kemi nevojë për përkrahje, sidomos në ngritjen e cilësisë dhe zhvillimin e Arsimit dhe Aftësimit Profesional, të përvetësojmë modelet të zhvillimit të mësimit dual, përkatësisht ndërlidhjen e mësimit teorik dhe praktik.

Na mungon një shtrirje adekuate e shkollave profesionale në rajone, e që po e vështirëson zhvillimin e punës praktike të nxënësve, por edhe zhvillimi i profileve të reja, adekuat me nevojat e tregut të punës.

Ambasadori Jean-Hubert Lebet, tha se Zvicra, do të vazhdojë që ta mbështesë zhvillimin e Kosovës, zhvillimin e arsimit, sidomos zhvillimin e arsimit profesional”, ka njoftuar Bytyqi në FB.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz