BallinaLajmeZjarrvënie në Podujevë, digjen dy pajisje bujqësore në vlerë prej 18 mijë...

Zjarrvënie në Podujevë, digjen dy pajisje bujqësore në vlerë prej 18 mijë eurosh

Të ngjajshme

Çmimet e gazit në SHBA janë rritur me gati 50% që nga fillimi i luftës me Iranin

Çmimi mesatar i një galoni benzine të rregullt amerikane...

Shtyhet festa e Barçës, Real Madridi fiton në Kataluni ndaj Espanyolit

Skuadra e Real Madridit ka shënuar fitore 0:2 ndaj...

Shkëlqen Vini, Real Madridi fiton dhe e shtyn festën e Barcelonës

Real Madridi ka shënuar fitoren e radhës në La...

Kurti në darkën zyrtare të Samitit EPC, takohet me liderë evropianë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë...

Gjatë ditës së djeshme në fshatin Shtedim të Podujevës një zjarr e ka kapluar një garazhë në të cilën ndodheshin dy pajisje bujqësore, të njëjtat janë djegur. Express mëson se vlera e tyre arrinë mbi 18 mijë euro. Nga ky zjarr nuk është lënduar askush.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Ky rast është përfshirë edhe në raportin 24 orësh dhe po cilësohet si zjarrvënie.

Ende nuk dihen rrethanat se si ndodhi ky zjarr por policia po merret me rastin për t’i sqaruar rrethanat në të cilat u dogjën këto pajisje të shtrenjta bujqësore.

“Fshati Shtedim, Podujevë 09.04.2018-04:25. Ankuesi mashkull K/Shqiptar, ka njoftuar se në rrethana të panjohura nga zjarri  që ka përfshirë garazhin  e tij, janë djegur dy automjete dhe pajisje  bujqësore. Njësiti i zjarrfikëseve ka dalë në vend të ngjarjes dhe ka shuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz