BallinaShqiptareNgjarje e kobshme: 29-vjeçarja shqiptare vrau vetën, lë një amanet të shkruar...

Ngjarje e kobshme: 29-vjeçarja shqiptare vrau vetën, lë një amanet të shkruar për dy fëmijët e saj

Të ngjajshme

Goditet rrjeti i trafikut të drogës

Policia e Kosovës, përkatësisht njësitet kompetente të antidrogës, në...

Nis periudha për kundërshtimin e pasaktësive në listën votuese

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se...

Shostakovich para heshtjes së Stalinit

Këtë javë shënohen dy përvjetorë të jashtëzakonshëm. Njëri është...

Një 29-vjeçare nga fshati Roskovec i Fierit i ka dhënë fund jetës një ditë më parë duke pirë fostoksinë.

Ajo është Marsela Pirjani dhe ishte nënë e dy fëmijëve 2 dhe 8 vjeç.

Nëna e re është gjetur dje në zonën e Lungomares e shtrirë në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa nuk ka mundur të mbijetojë, pavarësisht se u dërgua me urgjencë në spital.

Ajo u pa nga kalimtarë të rastit dhe deri sa mbërriti në spital zemra e saj pushoi.

29-vjeçarja ishte nga Fieri dhe ditën e djeshme ka shkuar në Vlorë ku ka pirë sasinë e madhe të fostoksinës. Mirëpo para se të dilte nga shtëpia, sipas Panoramës, ajo kishte lënë një letër për mbesën e saj.

Në shtëpi u gjet letra në të cilën kishte lënë amanetin. “Amanet fëmijët, unë do të vras veten”.

Pirjani e cila ka lënë jetimë dy fëmijë të vegjël kishte probleme të rënda ekonomike dhe vitet e fundit ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike.

Ajo ka tentuar të vetëvritet edhe disa vite më parë. Bashkëshorti i saj H.Pirjani nuk kishte dijeni se përse gruaja ka shkuar deri në Vlorë dhe ka pirë fostoksinë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz