BallinaShqiptareIdentifikohet viktimat e tretë, shtetasja e huaj sapo ishte fejuar me 34-vjeçarin...

Identifikohet viktimat e tretë, shtetasja e huaj sapo ishte fejuar me 34-vjeçarin nga Fieri

Të ngjajshme

Një prej viktimave të aksidentit të rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm në Fier është shtetase e huaj. Bëhet fjalë për Nazia Aham, me shtese franceze, e cila ishte e vejuara e një prej viktimave.

Është identifikuar edhe viktima e tretë e aksidentit tragjik të ndodhur ditën e sotme në Fier. BalkanWeb mëson se ajo është shtetasja e huaj, Nazia Aham, e fejuara 34-vjeçare e e njërit prej viktimave (Fisnikut)

Disa orë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në aksin Levan-Tepelenë, pasi makina me të cilën udhëtonin ra në kanal, humbën jetën edhe  Fisnik Murataj, 32 vjeç, dhe Agustin Murataj, 30 vjeç, djem xhaxhallarësh.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, pranë fshatit Varibob.

tre personat e përfshirë në aksident po ktheheshin nga dasma për në shtëpi. Viktimat mendohet të jenë nga fshati Kute.

Në fillim u bë e mundur nxjerrja e trupit të gruas së pajetë e cila ndodhej në sediljen e pasme të automjetit.

Policia ende nuk ka mundur të identifikojë shkaqet e aksidentit.

Njoftimi i policisë

Në datën 09.04.2018, rreth orës 08:10, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në fshatin Varibop, në kanalin me ujë në anë të rrugës është gjetur i rrëzuar një mjet tip “Suzuki” me targa IHZ 1755. Paraprakisht dyshohet se mjeti ka dalë jashtë rruge gjatë natës.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz