Kryesia e skuadrës kampione Trepça ’89 ka analizuar ndeshjen e sotshme derbi të zhvilluar në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, ku ndonëse nuk u arrit synimi e vlerëson lartë ndeshjen dhe frymën sportive.
Me këtë rast drejtuesit e skuadrës mitrovicase falënderojnë dhe janë mirënjohës krijuesit – Zotit që e ruajti futbollistin tonë Muharrem Jashari- “Mulin” në lëndimin që e pësoi padashur gjatë një dueli me lojtarin kundërshtar.
“Sipas analizës së rrjedhave dhe pas ekzaminimit mjekësor në QKUK ,ku stafi i mjekëve të Emergjencës tregoi kujdes të veçantë, futbollisti ynë Muli lëshohet në trajtim mjekësor në shtëpi, që nënkupton se gjendja e tij shëndetësore është e mirë. Po ashtu kryesia e KF Trepça ’89 falënderon stafin mjekësor të KF Feronikeli që dhanë maksimumin për ndihmën e parë mjekësore në fushën e blertë. Jemi mirënjohës dhe falënderues kryesisë së KF Feronikeli, në veçanti tifozët dhe qytetarët e Drenasit për anim korrekt, ne mendojmë se vetëm kështu avancohet futbolli Kosovar”, thuhet në njoftimin KF Trepçës’89.