BallinaLajmeVulin e quan Haradinajn “terrorist”

Vulin e quan Haradinajn “terrorist”

Të ngjajshme

VV e fillon fushatën nga qyteti i Gjakovës

Lëvizja Vetëvendosje do të nis fushatën zgjedhore të dielën...

Abdixhiku: Kurti kërkoi president që merret me binjakëzimin e shoqatave të zjarrfikësve

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku sonte në...

Alkooli lidhet me mbi 60 sëmundje

Një rishikim i madh shkencor ka dhënë një paralajmërim...

Aleksandar Vulin ka komentuar deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili ka thënë “se nëse BE-ja nuk ka kapacitete ta ndihmojë Kosovën, atëherë do të duhej të kërkon diku tjetër ndihmë”, duke i quajtur si kërcënim për paqen dhe dialogun në Bruksel, dhe mbi të gjitha për serbët në Kosovë, raportojnë mediat serbe.

Ministri i Mbrojtjes së Serbisë ka paralajmëruar se Haradinaj mundet të bëjë me dhunë dhe duke bërë thirrje për dhunë ta rrezikojë paqen, transmeton Telegrafi.

“Terroristi do ta përsëriste krimin për të cilin nuk është dënuar. Pasi që Haradinaj ka akuzuar BE-në, më intereson të di nëse Bashkimi Evropian do të bëjë thirrje për përmbajtje për të dyja palët, ashtu siç zakonisht bën kur Prishtina sulmon Beogradin”, ka shtuar Vulin.

Gjatë një interviste dhënë për Tanjug, Vulin ka deklaruar se Haradinaj ka filluar dëbimin e serbëve, por këtë nuk e ka përfunduar.

“BE duhet të tregojë se deri kur do të tolerojnë që të kërcënohet paqja që po ndodh nga Prishtina”, ka shtuar Vulin.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz