BallinaLajmeGjuriq: Prishtina e do Asociacionin pa fuqi, s’ta keni parë këtë film

Gjuriq: Prishtina e do Asociacionin pa fuqi, s’ta keni parë këtë film

Të ngjajshme

Arrestohet i dyshuari në Vushtrri, kërcënoi prokurorin e rastit në seancë gjyqësore

Një rast i kanosjes u raportua mbrëmë në Vushtrri. Policia...

E furnizoi me ketaminë Perry-n, dënohet me dy vjet burgim Fleming

“I sigurova ketaminë Matthew Perry-t sepse doja paratë dhe...

Hamiti: Kosovën e ka katandisur Qeveria e Vetëvendosjes, jo opozita

Zyrtari i LDK-së, Muhamet Hamiti, ka bërë me dije...

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë se nuk është aspak optimist me afatin e vënë nga BE ndaj Kosovës për të themeluar Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Por ai ka thënë se shteti serb do ta përkrahë krijimin e këtij asociacioni, por jo në bazë të Kushtetutës së Kosovës, që ka gjetur se në të ka 23 shkelje.

“Ne duam që Asociacioni të ketë fuqi”.

“Prishtina do që Asociacioni të mos ketë  këtë fuqi, por nuk do ta shihni këtë film”, ka thënë ai, shkruan Tanjug, përcjell Klan Kosova.

Gjuriq ka thënë më tej se drejtuesit e institucioneve të Kosovës nuk po tregohen të sinqertë, për afatin që ka vënë BE për themelimin e AKS-së.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz