Juan Franco i kërkon shoferit të tij të ngadalësoj veturën në një rrugë në Evropë që konsiderohet shumë e rrezikshme.
“Njerëzit presin që të ketë të shtëna zjarri këtu,” tha Franco, i cili kishte qenë kryebashkiak i La Linea de la Concepcion pothuajse për 3 vite.
Franco nuk e ka shumë problem të krahasoj këtë vend me një qytet kolumbian të Pablo Escobarit, raporton “The Guardian”, transmeton Periskopi.
Gjatë viteve të fundit dhe 12 muajve të fundit në veçanti – La Linea, e cila shtrihet në hijet e shkëmbit të Gjibraltarit, ka fituar një reputacion të padiskutueshëm si qyteti më i trazuar i Spanjës.
Vitin e kaluar, policia spanjolle konfiskoi 145, 372 kg hashish në rajon dhe 11, 785 kg kokainë.
Në prillin e kaluar, 100 vetë hodhën gurë në drejtim të rojeve civile dhe në oficerët e policisë kombëtare, ndërsa ata u përpoqën të kapnin një ngarkesë hashash në plazhin e El Tonelero.
Sot, papunësia në qytet është rreth 35%. Aritmetika, thotë Franco, është e thjeshtë. “[Njerëzit] kanë pak shpresë për të gjetur punë, gjë që e bën ideale për t’u bërë narkotikë.”
Franciso Mena, kryesuesi i asociacionit të anti-drogës thotë se rezultati ka qenë një “mungesë sigurie, por është në vende të caktuara dhe për shkak të disa njerëzve shumë të vendosur.”
Ai thotë se imazhi i keq që i ka dhënë këtij vendi bën që shumë pak njerëz të vijnë këtu për të ushtruar profesionin e tyre si doktorë apo mësues.
“Djaloshi me një skuter dhe një telefon celular do të marrë 1,000 euro në ditë,” thotë ai.
“Djemtë që e largojnë atë në plazh dhe në vetura mund të marrin 3,000 – 4,000 euro dhe djemtë që drejtojnë barka të drogës mund të bëjnë diçka në mes të 30,000 dhe 60,000 euro në një udhëtim.”
“Është biznes fitimprurës, por është gjithashtu e vështirë për t’u larguar sapo të jeni pjesë e saj.”/Persikopi/


