BallinaLajmeThaçi nuk e përfill kërkesën e Haradinajt për shkarkim

Thaçi nuk e përfill kërkesën e Haradinajt për shkarkim

Të ngjajshme

Dua Lipa bëhet pjesë e filmit të ri të A24 “Peaked”

Ylli i muzikës pop dhe fituesja e disa çmimeve...

Shqipëria stërvitet në Varshavë, më pas udhëton drejt Valencias

Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar sot seancën e radhës stërvitore...

Sot dita e fundit e konkursit për rekrutimin e ushtarëve të rinj në FSK

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se sot është afati...

Flamur Sefaj është i vetmi që ka pësuar pas arrestimit të 6 shtetasve turq dhe dëbimit të tyre nga Kosova. Të martën ai ia ka dorëzuar dorëheqjen kryeministrit, pasi i është kërkuar ta lirojë pozitën, raporton KTV.

“Ministri Sefaj nuk ka qenë faktor vendimmarrës dhe vetëm e ka zbatuar ligjin përkitazi me kërkesën e AKI-së, institucion ky i cili, sipas Kushtetutës, ka vlerësuar se personat e lartcekur përbëjnë rrezik për sigurinë nacionale të Republikës së Kosovës. Sa i përket informimit të Kryeministrit për këtë proces, AKI-ja obligohet me ligj që t’i raportojë në të njëjtën kohë Kryeministrit, prandaj duhet të sqarohet nëse kjo ka ndodhur apo jo”, thotë në kumtesën e vet AKR.

Por, pozitën pritet ta mbajë drejtori i AKI-së, Driton Gashi.

Zyra e Presidentit i ka thënë “Kohës Ditore” se nuk e mbështet shkarkimin e të parit të AKI-së dhe nuk ka dhënë pëlqim që ai të largohet. Por, kryeministri Haradinaj, në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, insiston se e ka shkarkuar pos Sefajt edhe drejtorin e AKI-së. Kreu i ekzekutivit deportimin e shtetasve turq e ka quajtur një lloj vjedhjeje të njerëzve nga Kosova.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz