BallinaSportFury: AJ mos u ndesh me Wilderin se do të mi rrëmbejë...

Fury: AJ mos u ndesh me Wilderin se do të mi rrëmbejë 50 milionët e mi duke të nokautuar, më lejo mua të të thyej

Të ngjajshme

Pas sulmit në Teheran, Irani nis raketa drejt Izraelit

Irani ka nisur disa raketa në drejtim të Izraelit. Sipas...

Muriqi humb penalltinë më të rëndësishme të sezonit

Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi ka humbur penalltinë më të...

Një 16 vjeçar nga Kosova sot është në bankën rezervë te Bayern Muncheni

Bayerni po zhvillon këto momente ndeshjen e Bundesligas ndaj...

Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë: Çka do të bëjë Qeveria?

Tregu i Kosovës është shumë i ekspozuar ndaj ndryshimeve...

Tyson Furyt nuk i ka lënë aspak mbresa dueli i të shtunës mbrëma ndërmjet Anthony Joshuas dhe Joseph Parkerit, ndërsa teksa e komentonte drejtpërdrejtë ndeshjen, ai vazhdonte të thoshte se nuk ishte një përballje si u ka hije kampionëve botërorë në kategoritë e peshave të rënda.

Boksieri nga Zelanda e Re u bë i pari që i bëri ballë për 12 raunde boksierit britanik, i cili në fund fitoi me pikë dhe u bë kampion i unifikuar duke rrëmbyer edhe titullin WBO, krahas atyre që i posedonte (WBA, IBF dhe IBO).

(Foto: Getty Images)

Dhe menjëherë pas meçit u rikthye kryetema në sportin e boksit që qarkullon tash e disa muaj – dueli i shumëpritur ndërmjet Joshuas dhe Deontay Wilderit (kampionit në kategorinë WBC).

Derisa ndodhej në ring, ‘AJ’ u pyet nga gazetarët se a do ta zhvillonte duelin me amerikanin dhe përgjigja ishte:  “Le ta bëjmë”, ndërsa fjalët e 28-vjeçarit ishin të mirëpritura nga Wilder, i cili përmes rrjeteve sociale u shpreh entuziast për përballjen e mundshme me kampionin e unifikuar.

Natyrisht që më pas kanë vazhduar ngacmimet dhe provokimet përmes mediave dhe rrjeteve sociale dhe tash një meç midis tyre duket shumë i mundur.

(Foto: Getty Images)

Në ndërkohë, njëri nga boksierët që pret një duel me Joshuan është edhe ish-kampioni i unifikuar, Tyson Fury. Ai e ka këshilluar britanikun që të mos ndeshet me Wilderin, sepse sipas tij, amerikani do ta nokautojë.

“AJ të lutem mos u ndesh me Wilderin, sepse do të të nokautojë dhe do të mi marrë 50 milionë funtet e mia. Lejomë mua të të thyej, ti vocërrak i neveritshëm”, ka thënë Fury në një video të publikuar në rrjetet sociale. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz