Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka dal sot në një konferencë për media për të sqaruar në lidhje me arrestimin dhe deportimin e shtetasve turq për në Turqi.
Ai tha se ka pranuar një raport nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë në lidhje me rrethanat dhe procedurat që kanë çuar drejt deportimit të shtetasve turq.
Sipas raportit të AKI-së arsye e vetme pse këta shtetas janë deportuar nga Kosova është se ata kanë pas informata për veprime të paligjshme e cila sipas AKI-së kanë rrezikuar sigurinë kombëtare.
Por presidenti tha se ky rast do të hetohet edhe nga Prokuroria dhe përgjegjësit do të japin përgjegjësi në rast se ka pasur shkelje të ligjit.
Tutje presidenti tha reagimi Kryeministrit ka ardhur pas konsultimeve dhe nuk është reagim i pa konsultuar
Por, nuk e tha nëse do ta pranojë shkarkimin./Express/