BallinaLajmeBilalli: Shteti i turpit, i dorëzuam turqit si në kohën e Hitlerit

Bilalli: Shteti i turpit, i dorëzuam turqit si në kohën e Hitlerit

Të ngjajshme

Ferizaj arrin fitore të madhe, e mposht Drenicën

Ferizaj ka arritur një fitore të madhe në luftën...

Instagram sjell ndalimin e Reels me një trokitje në ekran

Aplikacioni social Instagram ka prezantuar një funksion të ri...

Bombarduesit amerikanë vazhdojnë të përdorin bazën RAF Fairford në Britani

Avionët bombardues të SHBA-së po vazhdojnë të përdorin bazën...

Serbia negocion me kompani për shitjen e një pjese të naftës nga rezervat shtetërore

Ministrja e Minierave dhe Energjisë së Serbisë, Dubravka Gjedoviq...

Shefi i Grupi Parlamentar të Nismës, Bilall Sherifi, ka thënë se edhe përkundër që tre liderët shtetërorë u deklaruan se nuk e dinin se ishin arrestuar shtetasit turq, të gjithë e dinë se kush e urdhëroi rrëmbimin e 6 gylenistëve pa asnjë shpjegim. Sherifi e krahason dorëzimin e turqve me kohën kur i dorëzoheshin të pafajshëm Hitlerit

Bilall Sherifi thotë se nuk jemi të vetëdijshëm për turpin që ka ndodhur dje në shtetin e Kosovës, duke rrëmbyer dhe dëbuar 6 shtetas turq, drejtues dhe profesor të kolegjit “Mehmet Akif”.

Ai po ashtu thotë se janë gënjeshtra kur tre udhëheqësit thanë se nuk e kanë ditur për deportimin e gylenistëve, sepse Sherifi thotë se të gjithë e dinë kush e urdhëroi.

“A jemi mjaftueshëm të vetëdijshëm çka ndodhi dje? Kush nuk e di çka ndodh në vendin e tij ai është në vendin e gabuar. E dimë të gjithë se kush e ka ditë, por e edhe kush e urdhëru”, ka thënë shefi i GP të Nismës.

Sherifi e ka krahasuar veprimin e djeshëm me mënyrën se si i janë dorëzuar njerëzit Adolf Hitlerit.

“Një nga këto koka turke të tregojë se si ndodhi kjo. Parlamenti e ka për detyrë të mos thotë ndodhi. 6 njerëz janë dorëzu si në kohën e fashizmit kur i dorëzoheshin Hitlerit”, ka thënë Sherifi.

Sherifi thotë se është atakuar e drejta themelore e njeriut dhe është shkelur sundimi i ligjit.

“Nuk kemi pasur akt të ekstradimit sepse kjo bëhet me anë të gjykatave. Dje kemi pasur akt rrëmbimi dhe dëbimi të gjashtë qytetarëve të huaj”.

Sherifi thotë se sikur të kalonte nëpër procedurë gjyqësore, me siguri se nuk do të vendosej që të dëboheshin turqit prandaj kanë zgjedhur formën e dëbimit. /Express/

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz