back to top
Tuesday, December 23, 2025
BallinaRegjionaleVetëvritet një 77 vjeçar në Skënderaj, hidhet nga kati i shtatë

Vetëvritet një 77 vjeçar në Skënderaj, hidhet nga kati i shtatë

Të ngjajshme

Djali i Carlo Ancelottit mund të bëhet trajner i klubit nga Serie A

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Alberto Gilardino është pranë...

U gjet bakteries e rrezikshme, hiqet nga tregu ky produkt i qumështi për fëmijë

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Kosovës ka njoftuar...

KQZ: Në natën e ndërrimit të moteve nuk do të ketë numërim votash

Derisa edhe pak ditë e ndajnë vendin nga zgjedhjet...

Serbët e Kosovës përballë zgjedhjeve- Asociacioni, siguria, mbijetesa…

Formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, liria,...
- Advertisement -

Një 77 vjeçar me inicialet B.TH. i ka dhënë fund jetës, duke u hedhur nga kati i shtatë i banesës së tij.

- Advertisement -

Ngjarja ka ndodhur të enjten mbrëma rreth orës 18:00 në Skenderaj.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka konfirmuar lajmin duke thënë se një i moshuar rreth 77 vjeçar ka mbetur pa shenja jete si pasojë e rënies nga katet e larta të banesës.

“Njësitë relevante policore po merren me rastin, ndërsa dyshimet e para janë ngritur se viktima B.Th.77 vjeçar, ka kërcyer nga kati i shtatë i banesës. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku në vendin e ngjarjes, ndërsa hetuesit policorë janë duke zhvilluar hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti”, ka thënë Zahiti.

Ai shtoi se trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar për obduksion dhe rasti po hetohet si vetëvrasje.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz