Lideri i Lëvizjes, ALbin Kurti duke komentuar arrestimin e 6 shtetasve turq dhe deportimin e tij për në Turqi, ka treguar se kush qëndron prapa këtij aksioni.
Sipas tij, është dueti Hashim Thaci e Shpend Maxhuni, që janë të përfshirë në këtë rast.Në emisionin Jeta në Kosovë, Kurti ka thënë se pos këtyre dy personave, dyshohet se në arrestimin e këtyre 6 “Gulenistëve”, është edhe shefi i ri i AKI-së, Driton Gashi.
“Tërheqja e Hashim Thacit, ka ndodhur pasi mora nota shumë negative për këtë veprim”, ka theksuar ai, raporton Gazeta Blic.
Ndërkaq, i pari i vendit ka theksuar se ai nuk qëndron prapa këtij rasti. AI ka thënë se nuk ka asnjë informacion për këtë rast, dhe se sipas tij, brenda pak kohësh do të sqarohet gjithcka.