back to top
Sunday, September 14, 2025
BallinaRegjionaleVeseli në Izbicë: Vetëm drejtësia e vërtetë i shëron plagët e të...

Veseli në Izbicë: Vetëm drejtësia e vërtetë i shëron plagët e të kaluarës

Të ngjajshme

Milan fiton me vështirësi, Luka Modric hero i “kuqezinjëve”

Skuadra e AC Milan ka shënuar fitore minimale 1:0...

Ky do të jetë moti për javën e ardhshme

Java e ardhshme pritet të karakterizohet me mot të...

Stojkoviq publikon pamje: Vuçiq po përdor Milan Radoiçiqin dhe grupin e tij terrorist për sigurinë politike

Avokati nga Beogradi, Çedomir Stojkoviq, ka akuzuar publikisht presidentin...

Taulant Dajaku në Favorit flet për Dukagjinin, e përmend edhe Ismet Munishin

Analisti i emisionit sportiv “Favorit” në T7, Taulant Dajaku...

Veseli në Izbicë: Vetëm drejtësia e vërtetë i shëron plagët e të kaluarës

 

Sot, në 19-vjetorin e masakrës së Izbicës, në të cilën forcat serbe vranë 147 civilë shqiptarë të pafajshëm, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka thënë se institucionet e Kosovës nuk do të ndalen asnjëherë derisa të ketë drejtësi për Izbicën dhe për dhjetëra masakra që u kryen mbi popullin tonë gjatë luftës.

 

“Sot jemi shtet sovran, falë sakrificës së dëshmorëve e martirëve tanë. Askënd kurrë nuk do ta cenojmë, por as kurrë nuk do ta lejojmë askënd ta cenojë lirinë tonë, shtetin tonë, të ardhmen e fëmijëve të Izbicës dhe gjithë Kosovës”, tha kryeparlamentari Veseli.

Veseli tha se vetëm drejtësia e vërtetë i shëron plagët e të kaluarës dhe jo përpjekjet për balancim mes agresorit dhe çlirimtarëve.

“Çdo vit ne mblidhemi në këtë lëndinë të dhimbjes e krenarisë. Na bashkon kujtimi për martirët tanë, për bijtë dhe bijat e kësaj toke që u sakrifikuan për lirinë e Kosovës. Dëshmorët janë themeli mbi të cilin qëndron shteti ynë i pavarur dhe Sovran. Janë nderi dhe krenaria jonë e përhershme. Vitet po kalojnë, por ne nuk harrojmë, sepse harresa është shërbim ndaj atyre që bënë krimin në Izbicë”, theksoi kryeparlamentari Veseli.

Kreu i Kuvendit shtoi se Kosova sot është shtet i pavarur dhe sovran, në rrugën e integrimit evropian dhe anëtarësimit në NATO. ​

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz