BallinaLajmeGripi sezonal në Kosovë ka rënë nën pragun epidemik

Gripi sezonal në Kosovë ka rënë nën pragun epidemik

Të ngjajshme

Lebroni vazhdon të thyejë rekorde, bëhet lojtari me më shumti paraqitje në NBA

LeBron James theu rekordin e NBA-së për më shumë...

Ekspertja e Turizmit: Kukësi dhe Korça po blejnë naftë nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut

Ekspertja e turizmit, Flora Xhemani Baba, ka shprehur shqetësimin...

Diskutimet dhe vendimi i trupit gjykues, momenti ku peshohet drejtësia dhe historia e vendit tonë

Shkruan: Ardian Bajraktari Në çdo proces penal, momenti kur trupi...

Rama: Nuk ka abuzim me çmimin e naftës në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama ka folur për rritjen e çmimit...

Arrestohet një person në Mitrovicë, dyshohet se sulmoi bashkëshorten nën ndikimin e alkoolit

Një person është arrestuar në Mitrovicë pasi dyshohet se...

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike gjatë mbikëqyrjes permanente të sëmundjeve ngjitëse në Kosovë, përmes sistemit të mbikëqyrjes të situatës epidemiologjike në raportin e sotëm përmbledhës ka konstatuar rënie të rasteve të gripit sezonal nën gjysmën e pragut epidemik.

Nga 01 tetori deri më 28 mars 2018 në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike janë raportuar gjithsej 58.206 raste të dyshimta në grip, 5333 raste me Infeksion Respirator Akut dhe 110 raste SARI (Sëmundje e Rënde Respiratore Akute).

Gjatë javës 12–të 2018 janë raportuar 1442 raste të dyshimta në grip, 174 raste me Infeksion Respirator Akut dhe 5 raste SARI (Sëmundje e Rënde Respiratore Akute).

Në laboratoret e Qendrës Kombëtare të gripi, në Institutin Kombëtar prej fillimit të sezonit të gripit, 312 persona kanë rezultuar pozitive në Influencë. Sipas tipit, 140 raste janë pozitive në Influencën A dhe 172 në Influencën B.

56 raste i takojnë subtipit A(H1)pdm09 dhe 84 raste tjera janë A të pa subtipizuara.

172 raste të konfirmuara i takojnë tipit B, 90 prej tyre janë subtipi Yamagata (“Gripi Japonez”). Epidemia e gripit sezonal ka rënë dukshëm në intensitet duke shënuar rënie të vazhduar Instituti Kombëtar rekomandon qytetarët akoma të kenë kujdes dhe të mos dalin gjatë në ambient të ftohtë (sidomos në javën vijuese), të mos qëndrojnë në lokale të mbyllura me dendësi të madhe të njerëzve dhe të përdorim sa më shumë lëngje të nxehta dhe vitamina.

Të gjithë personat që ndjehen të sëmurë duhet të paraqiten sa më herët te mjeku familiar për të parandaluar komplikimet.

Epidemiologët e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë së Kosovës vazhdojnë të përcjellin me vëmendje ecurinë epidemiologjike në rajon, Evropë dhe botë ku tashmë epidemia është duke u shuar gradualisht./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz