

Gjatë ditës së sotme është mbajtur një stërvitje e Forcave të Sigurisë së Kosovës së bashku me Policinë e Kosovës, Zjarrëfikësit dhe QKMF në Skenderaj, transmeton portali Drenica Press.
Në ditën e sotme kjo stërvitje u mbajt tek ura e qytetit të Skenderajt, ku plan i stërvitjes ishte ngjitja në objekte përmes litarëve dhe nxjerrja e të lënduarve. Lidhur me këtë ushtrim Komuna e Skenderaj ka paralajmëruar qytetarët që mos të shqetësohen dhe të ndjekin këshillat e pjestarëve që janë pjesë e stërvitjes, kjo stërvitje do të mbahet edhe gjatë ditës së nesërme./DRENICA PRESS/







