Leart Paqarada ka shënuar golin e dytë të Kosovës kundër Burkina Fasos.
Mbrojtësi kosovar arriti të shënoj një gol të bukur nga gjuajtja e lirë në fund të ndeshjes.
Kosova arriti të shënoj fitore në ndeshjen e dytë miqësore të zhvilluar gjatë këtyre ditëve
Kosova arriti të shënoj fitore në ndeshjen e dytë miqësore të zhvilluar gjatë këtyre ditëve.
Kosova arriti të shënoj fitore në ndeshjen e dytë miqësore të zhvilluar gjatë këtyre ditëve.

Përfaqësuesja e Kosovës e ka mposhtur Kombëtaren e Burkina Fasos me rezultat 2-0, sot në ndeshjen e zhvilluar në Francë.
Pas ndeshjës shenuesi i golit të parë Vedat Muriqi deklaroj se kundërshtari ishte i fort por më shumë e gëzon mos pranimi i golit.
“Faktikisht Burkina Faso ishte më e fort se Madagaskari edhe përfaqësisht kemi pasur dy ditë pushim ku kemi pushuar mirë e që u pa edhe në lojë, ndërsa sot patëm raste të shenonim tre apo katvr gola por gëzohem që nuk pranuam gol sot”, deklaroj Muriqi që ka shenuar dy gola në tre takimet e fundit.
Kosova fitoi ndeshjen e së shtunës ndaj Madagaskarit (1:0), ndërkohë që kishte fituar edhe miqësoren ndaj Letonisë (4:3), të zhvilluar më 13 nëntor në Mitrovicë, fill pas mbarimit zhgënjyes të ciklit eliminator për Botërorin 2018, transmeton Koha.net.
Ndeshja me Burkina Fason u zhvillua në stadiumin “Stade Municipal Jean Rolland” në Francoville, pak kilometra larg Parisit, ku u luajt edhe ajo me Madagaskarin.


