Ish-diplomati Lulzim Peci, ka thënë se nëse Lista Serbe formon Asociacionin në mënyrë unilaterale, kjo nënkupton fundin e dialogut Prishtinë-Beograd.
Peci ka thënë se më këtë është duke u bërë përpjekje që edhe Rusia të sillet në tavolinën e bisedimeve.
“Nëse Lista Serbe e themelon ne mënyrë unilaterale, kjo nenkupton fundin e dialogut ne kete format me Serbine. Me kete eshte duke u bere perpjekje qe edhe Rusia te sjellet ne tavolinen e bisedimeve. SHBA-te dhe Evropa duhet te veprojne shume shpejte, por ata nuk do te veprojne nese mbahen takime dhe komunikim sekrete ne mes Hashim Thaçit dhe Vucicit, te cilat po prodhojne tensione çdo here qe po ju duhet për konsum te brendshëm”, ka shkruar Peci në Facebook.


